Haradinaj nis përplasjen me Kurtin, i thotë i papunë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën të cilën e mbajti sot për të treguar se çfarë ka biseduar me Papa Françeskuan në Vatikan, ka folur edhe për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Haradinaj është pyetur se cili është mendimi i tij për deklaratat e Kurtit, kur ky i fundit ka thënë se “kryeministri Haradinaj duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të lira e demokratike”.

Haradinaj u përgjigj se Kurti ka mbetur pa punë dhe nuk ka me çfarë të merret.

“Kurti është pak si i papunë dhe duhet me kuptu për ndarjen e partisë s’kom çka them tjetër”, është shprehur Haradinaj.