Haradinaj: Kosova ka krijuar klimë të volitshme për investime të huaja


Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj në takimin e sotëm me përfaqësues të kompanisë amerikane “Skuderd properti grup LPC” ka deklaruar se Kosova ka krijuar klimë të volitshme për investime të huaja.

Në takim me delegacionin amerikan, të kryesuar nga themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Majkëll Minc, Haradinaj ka theksuar se “me rritjen ekonomike e cila është më e lartë në rajon, ulja e shkallës tatimore, reformat thelbësore në sundimin e së drejtës dhe politika fiskale si dhe Ligji për investime strategjike, Kosova është gjetur në kartën e shteteve atraktive dhe të sigurta për investime të huaja”.

“Kosova tani e ka ligjin për investime strategjike e cila krijon lehtësim dhe rrethana lehtësuese për investitorë të huaj. Janë themeluar tre zona të ndara ekonomike që janë të gatshme të presin investitorët e huaj”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Në komunikatën e shërbimit qeveritar për informim, thuhet se Haradinaj ka porositur se Kosova veçmë është bërë “adresë e besueshme për investimet amerikane”.