Haradinaj dhe Rama janë kryeministra me paga më të larta në rajon


Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka pagë më të lartë në krahasim me të ardhurat personale të kolegëve të tij në rajon.

“Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që akoma vazhdon të jetë i izoluari. Pavarësisht kësaj, Ramush Haradinaj, është kryeministri i vetëm që e ka pagën më të lartë krahasuar me homologët e tij nga rajoni”, konstaton portali Albeu në shkrimin me titull “Turp: Rama dhe Haradinaj me paga më të larta në rajon”.

Sipas portalit, bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga vetë Haradinaj, rroga e tij mujore do të jetë 2.950 euro.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pagën mujore e ka 1.700 euro. Katërqind euro më të vogël sesa të Ramës, 1.300 e ka kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri malazez Dushko Markoviq merr 1.130 euro, ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiq paguhet vetëm 1.000 euro në muaj”, njofton portali.