Hapen lojërat në Pjongçan – Fryma olimpike e bashkoi Gadishullin Korea


 Me ceremoni spektakolare në stadiumin olimpik në Pjonçang në mënyrë solemne janë hapur Lojërat e 23-ta olimpike dimërore (LOD).

Në hapjen, e cila për një moment e bashkoi Gadishullin korean, nikoqirët me krenari e prezantuan historinë, kulturën dhe mitologjinë e tyre të pasur. Ceremonia solemne filloi me fishekzjarre spektakolare, ndërsa bartës të performansës në këtë hapje të LOD ishin pesë fëmijë, të cilët në kulturën koreane i prezantojnë pesë elementet prej të cilave përbëhet bota  – zjarri, uji, druri, metali dhe toka. Po ashtu pjesë e rëndësishme e rrëfimit është edhe tigri i bardhë mitologjik korean, të cilin nikoqirët e kanë zgjedhur për maskotë të këtyre lojërave.

Lojërat, organizimi i të cilave zhvillohej në kohë të tensioneve të jashtëzakonshme politike dhe ushtarake në Gadishullin Korean, arriti në frymën e olimpizmit, shkurt t’i zvogëlojnë armiqësitë. Sportistët e Koresë Veriore dhe asaj Jugore në ceremoninë u paraqitën së bashku me flamur të unifikuar special.

Presidenti koreanojugor Mun Xhi In i shpalli lojërat të hapura pasi u përshëndet dy herë me Kim Jo Xhong, motrën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Xhong Un.