Hani në takim me Zaevin, Mickoskin dhe Pendarovskin më 25 korrik në Shkup


Eurokomisari për zgjerim Johanes Han më 25 korrik do të udhëtojë për në Shkup dhe do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Stevo Pendarovski dhe liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hrisitian Mickoski, konfirmuan nga Komisioni Evropian.

Agjenda e vizitës ende nuk dihet, por tani për tani janë konfirmuar këto tre takime në të cilat do të bisedohet për reformat në lidhje me BE-në dhe perspektivën e vendit për në BE, thonë nga KE-ja.

Hani nga Shkupi të njëjtën ditë do të niset për në Beograd ku duhet të takohet me presidentin dhe kryeministrin. Në agjendën e Serbisë janë reformat e BE-së dhe çështjet rajonale, kumtuan nga Komisioni Evropian.