Han: Tani liderët e Ballkanit Perëndimor e kanë fjalën


Komisionari Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn theksoi se Komisioni Evropian me Strategjinë e Zgjerimit ka tërhequr një rrugë të qartë për një Bashkim më të fortë dhe më të gjerë.

“Tani radha është e udhëheqësve të vendeve të rajonit të marrin topin”, tha Hahn, duke prezantuar Paketën e Zgjerimit përpara deputetëve të PE-së.

Ai shtoi se përparimi i bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se politika e zgjerimit të BE-së jep rezultate, por që nuk ka kohë për t’u kënaqur me të arriturat, por duhet të vazhdojmë me punë.

“Me strategjinë e zgjerimit, ne kemi përshkruar një rrugë të fuqishme dhe më të gjerë të Bashkimit dhe në detaje është deklaruar se cilat shtete individualisht çfarë duhet të bëjnë. Tani është në radha e udhëheqësve të këtyre vendeve për të marrë topin dhe për të drejtuar me të, tha Han.

Komisionari i BE-së theksoi se raporti i KE-së përshkruan qartë sfidat kryesore që vendet në rajon duhet të zgjidhin për të bërë përparim.