Han: Takimi mes Zaevit dhe Ciprasit, lajm i mirë


Eurokomisari për Zgjerimin e politikës fqinjësore, Johanes Han në profilin e tij në “Twitter” e ka përshëndetur takimi mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kolegut të tij nga Greqia, Aleksis Cipras. Ai tha se zgjidhja e kësaj çështje që ka zgjatur me vite do të jetë mirë për të dy vendet, rajonin dhe Evropën, njofton Portalb.mk.

“Ky takim mes Ciprasit dhe Zaevit është një lajm shumë i mirë. Tregon trimëri, vizion dhe burrështetësi. Zgjidhja e kësaj çështje e cila ka zgjatur me vite do të jetë mirë për të dy vendet, rajonin dhe Evropën”, shkruan Han.