Han për ratifikimin: realizohet hapi i parë i zbatimit të tërësishëm të marrëveshjes


Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, ratifikimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë në Kuvendin e Maqedonisë, e sheh si hap të parë të realizimit të tërësishëm të marrëveshjes, njofton Portalb.mk.

“E përshëndes ratifikimin në Kuvend. Ky është hap i parë nga shumë të tjerë, drejt realizimit të tërësishëm. Besoj se të gjithë liderët politik, do të dëshmojnë lidership, dhe vullnet për hapat e ardhshëm”, ka shkruajtur në rrjetin social tuiter, Johanes Han.

Kjo deklaratë e eurokomesarit, Johane Han vjen, pasi që sot Kuvendi i Maqedonisë, ratifikoi marrëveshjen e emrit me Greqinë.