Han për ,,Nezavisen“: Ivanov t’i mbajë duart larg proceseve gjyqësore

Komisionari për zgjerim i BE-së, Johanes Han në një intervistë për ,,Nezavisen vesnik” e thërret  Gjorgje Ivanovin që të qëndroj larg dhe mos të përzihet në proceset gjyqësore.

,,Ashtu si në rastet e mëparshme të ngjashme, unë vetëm mund t’i apeloj Presidentit në largim që të qëndrojë larg dhe të mos ndërhyjë në procedurat gjyqësore” – tha Johanes Han, Eurokomisar i BE-së për zgjerim.

Han gjithashtu shpreson se Marrëveshja e Prespës nuk do të flijohet për shkaqe partiake e politike, duke marr parasysh se është pjesë e fushatës në zgjedhjet presidenciale. Sipas tij, do të jetë e papërgjegjshme nëse BE nuk i plotëson premtimet të cilat i ka dhënë, duke i kyçur edhe ato për vendin tonë.