Han i kënaqur që Maqedonia dhe Shqipëria do të fillojnë negociatat


Komisari evropian për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han, pasdite në Tuiter shprehu kënaqësi që Shqipëria dhe Maqedonia megjithatë do të fillojnë negociata inkuadruese për anëtarësim në Union në qershor të vitit 2019.

“Më vjen mirë që Këshilli Evropian e ka ndriçuar rrugën drejt zgjerimit, sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një debati të gjatë. Rruga drejt realizimit të bisedimeve inkuadruese  në qershor të vitit 2019 është e qartë. Sinjal kyç për rajonin se progresi është shpërblyer dhe krucial për kredibilitetin e BE-së”, shkroi Han në Tuiter.