Han e përshëndeti nënshkrimin e Protokollit për në NATO


Komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han e përshëndeti  nënshkrimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Ky është kontribut për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë” ka shkruar Han në Tuiter.

Ambasadorët e 29 vendeve të NATO-s sot në Bruksel e kanë nënshkruar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.