Haki Aziri: Nuk ikim askund, jemi të pafajshëm


Haki Aziri, njëri nga të liruarit e rastit ‘Monstra’, I cili u paraqit sot në gjykatë, u deklarua për zbardhjen e drejtësisë, përcjell Aktuale.mk.

“Këtu jemi dhe nuk ikim askund. Siç e shihni sot, ne kemi ardhur në gjykatë dhe do të respektojmë udhëzimet që na janë dhënë. Ne presim një gjykim të drejtë dhe ne besojmë se ne do të dëshmojmë pafajësinë tonë. Ne nuk kemi kontaktuar dy të pandehurit në Kosovë, nuk e dimë nëse kanë ndikuar ose do të ndikojnë në procedurë. Ajo që dimë është se ata kanë bërë kontakt me anëtarët e familjeve të tyre të ngushta. Periudha e disa ditëve pasi kemi dalë nga burgu është shumë e shkurtër për t’u përshtatur dhe do të na duhet shumë kohë. Ne besojmë se ne do të dëshmojmë pafajësinë tonë gjatë gjykimit të përsëritur”, tha Aziri.

Aziri për pesë vite e shtatë muaj ishte në burg, ndërkaq ditë më parë u lirua në arrest shtëpiak.