Hahn: Të ndalen kërcënimet ndaj deputetëve

Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Hahn në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane është takuar me anëtarët e përjashtuar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, deputetja Emilija Aleksandrova dhe reformatori Petar Bogojevski, njofton Shenja.
Pas takimit Hahn nëpërmjet profilit të tij në twitter ka bërë thirrje që të ndërpriten kërcënimet ndaj deputetëve që e përkrahën Marrëveshjen e Prespës.
“I duartrokas për guximin e tyre të votojnë për Marrëveshjen e Prespës. Kërcënimet ndaj tyre duhet të ndërpriten. Të gjithë partitë duhet të punojnë për realizimin e agjendës së BE-së, të cilën e përkrah shumica e qytetarëve”, ka shkruar Hahn pas takimit, transmeton SHENJA.
Hahn dje kishte takim edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.
Pas takimit Hahn ka thënë se e përshëndet përkushtimin e Mickoskit që të mos e pengojë Marrëveshjen e Prespës në Kuvend.