Hahn: Referendumi në Maqedoni, zgjedhje midis BE-së dhe izolimit


Lëshimi i shansit të vetëm për përparim, izolim, stagnim dhe nacionalizëm apo perspektivë dhe të ardhme eurointegruese me benefite konkrete si sundimi i së drejtës, atraktivitet për investime të huaja, më shumë dhe vende më të mira pune. Këto janë dy konceptet që sipas përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së do të duhet të zgjedhin qytetarët e Maqedonisë në referendumin e ardhshëm të caktuar më 30 shtator.

SHBA-të japin mbështetje të qartë dhe pret referendum të suksesshëm. Në një linjë është edhe BE-ja.

“Referendumi është akt i lartë demokratik dhe shprehje e përcaktimit të qytetarëve për të ardhmen e shtetit”, ka qenë konkluza e bisedës telefonike dje mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Ndërkaq, Komisari evropian për Zgjerim Johanes Han për MIA-n deklaroi se i vjen keq për shkak të mungesës së unitetit kombëtar rreth referendumit për Marrëveshjen me Greqinë dhe u rekomandon qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës që ta formojnë ardhmërinë personale dhe ardhmërinë e shtetit.

Për Hanin, siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, referendumi është përzgjedhje midis ardhmërisë së kthyer drejt BE-së dhe izolimit.

“Kjo është përzgjedhje midis rrugës së kthyer drejt ardhmërisë së integrimit në BE me benefite konkrete për qytetarët si qeverisja e të drejtës, atraktiviteti për investuesit e huaj dhe më shumë dhe vende më të mira pune dhe rrugë të kthyer drejt izolimit, stagnim dhe humbjen e rastit të vetëm për përmirësim dhe progres në sfera kyçe”, thotë Han për MIA-n.

Eurokomisari këtë përzgjedhje gjithashtu e krahasoi me përzgjedhjen midis koncepteve nacionaliste dhe integrimit në BE dhe në NATO.

“Përzgjedhja është midis të përmbajturit tek konceptet e vjetra nacionaliste ose pranimit të ardhmërisë së vendit, me reforma dhe me integrim në BE dhe NATO si hap përfundimtar. Kjo nuk është imponuar nga BE-ja ose nga bashkësia ndërkombëtare. Integrimi euroatlantik ishte vendosur si qëllim strategjik i vendit para shumë kohësh. Mbetet që qytetarët të vendosin se nëse kjo perspektivë me të gjitha benifitet e saj konkrete do të materializohet ose jo”, thotë Han.

Eurodeputeti Rajnhard Butikofer në takimin e djeshëm me kryeministrin Zoran Zaev shfaqi shpresë se populli i Maqedonisë do ta shfrytëzojë mundësinë që në referendum të votojë për ardhmërinë e vendit. Njëherësh tha se kjo është shumë e rëndësishme dhe kjo është esenca e demokracisë.

“Hasa qasje të re në Bruksel dhe në kryeqytetin e vendit tim, në Gjermani, në Berlin, ndjejë e re e transparencës dhe përgjegjësisë lidhur me domosdoshmërisë për inkuadrim përfundimtar të Ballkanit në BE. Kjo gjithsesi se nuk do të ndodhë shumë shpejtë, por duhet ta rrëmbeni mundësinë”, thotë Butikofer.

Në deklaratën për MIA, ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane, Ves Miçel ka përshëndetur kolegun e tij maqedonas për Marrëveshjen e suksesshme mes Maqedonisë dhe Greqisë të arritur në Prespës.

“Si një nga arkitektët e Marrëveshjes, ministri Dimitrov ka luajtur rol kritik në gjithë procesin. SHBA fuqishëm i mbështet përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë. E vlerësojmë rolin që Dimitrovi e luan në gjithë procesin dhe SHBA-të dëshirojnë dhe shpresojnë në referendum të suksesshëm”, ka thënë Miçel për MIA.

Qëndrim rreth referendumit të ardhshëm ka dhënë edhe Dushan Janjiq, një nga analistët e njohur serb, themelues dhe kryetar i Forumit për raporte etnike në Beograd në intervistën për MIA. Sipas tij, marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin është e rëndësishme për rajonin, ndërsa anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE nuk mund të ketë efekt negativ mbi Serbinë, por mund të thuhet se do të zvogëlojë ndikimin rus dhe turk në Ballkan, thotë Janiq, duke theksuar se me referendumin, Maqedonia po ecën drejt rrugës së stabilizimit.

“Vetë fakti që shkohet në referendum, me të cilin do të sillet vendim për marrëveshjen kyçe rreth emrit, tregon se Maqedonia është në rrugën e stabilizimit. Gjithë këto pritje, kërcënimet reale se Maqedonia do të bllokohet në 15 vitet e ardhshme, nuk u realizuan. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë Janjiq.

Ndryshe, referendumi është caktuar më 30 shtator dhe qytetarët për të duhet të deklarohen nëse janë për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.