Hahn: Për dy javë do të ketë zgjidhje për emrin


Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian diskutoi raportin e fundit të Komisionit për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.

Duke iu referuar Maqedoni, komisioneri për zgjerimin, Johasnes Hahn tha se vendi ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe ka bërë progres, si në zbatimin e reformave, si dhe marrëdhëniet e saj me vendet fqinje.

Hahn gjithashtu ka thënë: “Unë jam optimist se në dy javët e ardhshme do të kemi një zgjidhje. Të paktën një zgjidhje që do të hapë rrugën për fillimin e negociatave me Maqedoninë. Kjo do të jetë e dobishme për vendin, për shoqërinë dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, përcjell gazeta greke “Kathimerini”.