Hahn kritikon Ivanovin për sjelljen ndaj Zaevit dhe Dimitrovit


Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johanes Hahn, i ka bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov të merr përgjegjësi për procesin për marrëveshjen me Greqinë. Ai ka thënë se nuk është e hijshme që një president shteti të refuzoj të bisedoj me kryeministër, me ministër për punë të jashtme me qëllim marrjes së informacioneve nga dora e parë.

“Mendoj se kryeministri dhe ministri për punë të jashtme tërësisht kanë respektuar drejtimet që i ofron kushtetuta dhe mundem vetëm urgjentisht t’i bëj thirrje presidentit që të merr përgjegjësi. Kjo nuk është çështje për pranim, por në demokraci nuk duhet harruar se kryetari i shtetit është në një far mënyre model për shumë njerëz në një shtet. Presidenti si i zgjedhur në mënyrë direkte ka përgjegjësi dhe një pozicion special dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, në të kundërtën i bën dëm funksionit”, ka thënë mes tjerash Hahn në intervistën për MIA, transmeton SHENJA.
Ndryshe qaste më parë, Ivanov kishte konferencë për shtyp, ku tha se ai nuk pranon ta nënshkruaj marrëveshjen e arritur me Greqinë, për zgjidhjen e çështjes së emrit.