Hadi Osmani tallet keq me krerët e BDI-së


Funksionari i LSDM-së, Hadi Osmani, ka shpërndarë një fotografi të deputetit të BDI-së, Artan Grubi së bashku me Ali Ahmetin. Grubi në këtë foto është lavdëruar se kur punët janë në duart e Ahmetit drejtimi i Maqedonisë drejt NATO-së është i sigurt, raporton Almakos.

Ndërkohë Osmani i LSDM-së ka vlerësim krejt tjetër për këtë çështje, me çka ai ka shkruar: “Kur punët janë në duart e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, atëherë të sigurtë janë vetëm Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkovi, dhe askush tjerër… “./Gazeta e Pavarur