Hadi Osmani: Akoma ka mbeturina të regjimit të kaluar, çdo krim do të zbardhet

“Ju kam thënë në një shkrim më herët që Liridona është një gazetare që vërtetë e do Lirinë. Me hulumtimin e fundit për rastin “Alfa” Liridona e dëshmoi këtë duke zbardhur një të vërtetë të madhe me të cilën shpresojmë se do tua sjell lirinë të burgosurve të pafajshëm, ndërsa kriminelët e vërtetë do të hyjnë në burg. Zbardhja e këtij rasti është edhe një dëshmi shtesë për krimet që janë bërë dhe mbuluar në kohën e diktaturës së kaluar të udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE. Por fatkeqësisht po duket që mbetje nga ajo diktaturë vazhdojnë të jetojnë edhe sot. Cenzura e të ashtuquajturit medium “Zhurnal” ndaj këtij dokumentari dhe ndaj Liridonës vetëm sa e shton motivin tonë për të qenë edhe më tej vigjilent dhe të vendosur në luftën tonë deri në zbardhjen e krimit të fundit më të vogël që ka ndodhur në të kaluarën. Diktatura ra dhe tani na ngelet të gjithë neve duke filluar nga kryeministri Zoran Zaev i cili po e dëshmon veten, partia e udhehequr nga ai LSDM dhe gjithë neve si shoqëri dhe gazetarë ta zhvillojmë këtë betejë deri në fund. Drejtësia do të vijë për të gjithë. Krimet do të zbardhen dhe kriminelët do ta marin dënimin e merituar. Historia do ti lavdërojë luftëtarët e lirisë ndër të cilat pa dyshim është edhe Liridona Vejseli.”

Hadi Osmani, anëtar i LSDM-së.