Guaido i bëri thirrje popullit të përgatitet për “Operacionin Liri”

Lideri opozitar i Venezuelës Huan Guaido, i mbështetur nga SHBA-ja dhe vendet perëndimore, i bëri thirrje popullit të përgatitet për “Operacionin Liri”, që do të sjellë marrjen e pushtetit në Venezuelë, prej se mediat botërore publikuan se gjatë uikendit në aeroportin Karakas kanë zbritur dy aeroplanë ushtarakë.

“Ka ardhur koha që të përgatitemi për “Operacionin Liri” edhe për kryerjen e presionit maksimal ndaj Qeverisë që përfundimisht t’i jepet fund uzurpimit. Të gjithë, absolutisht të gjithë kanë rol në këtë fazë në luftën tonë”, porositi Guaido në Instagram.

Ai paralajmëroi “formimin e komiteteve speciale në gjithë shtetin”.

“Ata do të marrin detyrë që t’i promovojnë aktivitetet me qëllim që t’i jepet fund uzurpimit në çdo rajon, sektor, sindikatë, institucion arsimor, organ qeveritar” shkroi Guaido.

Ai më 23 janar në tubimin në Karakas u shpall për president të përkohshëm i Venezuelës, që presidenti aktual Nikollas Maduro, i cili është me mbështetje nga Rusia, e quajti “tentim për grusht shteti”.

Në kryeqytetin e Venezuelës kanë zbritur dy aeroplanë rusë, në transportuesin ushtarak An- 124 dhe atë atë udhëtar Il-62, me 99 ushtarë rus të udhëhequr nga Vasilij Tonkoshkurov, udhëheqës i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Tokësore të Rusisë, dhe me ngarkim prej 25 tonëve”, publikoi edicioni i Venezuelës “Digjital notisera”.

Në aeroportin presidencial ata janë pritur nga udhëheqësi i repartit për Lidhje Ndërkombëtare të Armatës së Venezuelës, zëvendës admirali Mariani Mata, nga përfaqësuesit e ambasadës ruse dhe forcat e armatosura të Venezuelës”, shkroi në Tuiter gazetari Havier Majorka.

Nuk dihet se ata a janë ushtarë të rregullt apo mercenarë. Më parë më shumë media publikuan se nga fundi i janarit në Venezuelë kanë arritur persona ushtarë nga kompania private ushtarake ruse “Vagner” për mbrojtje të presidentit Nikollas Maduro. Grupi i parë i mercenarëve ka arritur para zgjedhjeve presidenciale në maj të vitit të kaluar, ndërsa i dyti “kohëve të fundit”.