Grushko: Nuk përzihemi në punët e Greqisë me Maqedoninë


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Aleksandar Grushko deklaroi se Moska nuk përzihet në punët e brendshme të Athinës në situatën lidhur me emrin e Maqedonisë, por do të vazhdojë ta tregojë mendimin për këtë çështje, sepse kjo është në kompetencë të KS-së së KB-së.

“Ne në asnjë mënyrë nuk përzihemi në punët e brendshme të Greqisë, por sipas çështjeve të cilat bien në kompetencë të KS-së së KB-së, Rusia do ta shpreh mendimin personal”, deklaroi diplomati rus, transmetoi TASS:

Grushko deklaroi se komenti i MPJ-së ruse me të cilin dënohet vendimi i Parlamentit të Maqedonisë për ta ndryshuar Kushtetutën për shkak të ndryshimit të emrit të vendit paraqet vlerësim esencial për atë “si kanë vijuar negociatat (midis Athinës dhe Shkupit për riemërimin e Maqedonisë), nën presionin dhe përzierjen ndërkombëtare të së cilit pa precedent i cili e ka treguar perëndimin në arritjen e synimeve tërësisht të qarta gjeopolitike”.

Ministria greke e Punëve të Jashtme në reagimin pas kumtesës së MPJ-së ruse lidhur me Marrëveshjen e Prespës, kumtoi se Marrëveshja që nga nënshkrimi kontribuon në përforcimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit, njëherit është model i njohur edhe ndërkombëtarisht për zgjidhjen e dallimeve midis dy shteteve të pavarura sovrane nën mbështetjen e KB-së, pa përzierjen e tre palëve.

“Përmendja e ngjarjeve politike në brendësinë e vendeve mike nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme nuk është në pajtim me nivelin i cili i karakterizon marrëdhënie greke-ruse dhe lidhjet e përhershme të miqësisë midis popujve tanë”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë dhe shtojnë se kjo krijon “shqetësim të arsyeshëm sepse e neglizhon caktimin me ligje dhe funksionimin efektiv demokratik të institucioneve në Greqi dhe të Kushtetutës në të cilin ka dispozita të qarta” për përballje me raste të ndryshme të mundshme dhe “natyrisht nuk është sfera për komente nga ana e palëve të treta”.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dje publikoi reagim të komentit të MPJ-së ruse lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat dalin prej Marrëveshjes së Prespës, duke përmendur se kjo Marrëveshje jo vetëm se nuk prek në interesat e palëve të treta, por edhe në mënyrë thelbësore kontribuon për stabilitetin rajonal.

“Marrëveshja e Prespës jo vetëm se nuk prek në interesat e palëve të treta, por edhe në mënyrë thelbësore kontribuon drejt stabilitetit rajonal, miqësisë dhe bashkëpunimit dhe si e tillë paraqet shembull dhe model për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis shteteve”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë.