Grupi i Kumanovës me këkresa para Gjykatës së Apelit


Në Deklaratën e përbashkët të Grupit të Kumanovës thuhet se arsye përse ata kanë ardhur në Maqedoni është montimi i shumë rasteve ndaj shqiptarëve që janë bërë në mënyrë kronologjike pas luftës.
Nga grupi i Kumanovës thonë se edhe pas përfundimit të përleshjeve të armatosura më 9 dhe 10 maj, po vazhdohet lufta kundër tyre.
“Atë ditë njësitet tuaja janë ardhur për të na ekzekutuar në gjumë, sepse ky ka qenë plani i hartuar nga Gruevski-Ahmeti, aksionin e kanë emërtuar ‘eliminimi i qenve të luftës’. Fatkeqësisht për këta spurdhjak, e fatmirësisht për neve, plani i tyre i ndyrë iu dështojë”, thuhet më tej në Deklaratën e përbashkët të Grupit të Kumanovës, raporton SHENJA.
Ata më tej kanë shpjeguar se gjatë luftimeve është tentuar vazhdimisht të depërtohet në pozicionet e tyre.
“Por ata e kanë pasur të pamundur, pasi që nuk ia kanë arritur qëllimit, kanë përdorur strategjinë e vënies në kurthe të grupit tonë, duke u futur në lojë Ali Ahmeti dhe Artan Grupi, të cilët dhanë garanca që do të vinë OSBE dhe do të dorëzohemi përmes OSBE”, thuhet më tej në Deklaratën e përbashkët, ku shtohet se rasti i Kumanovës është një kurth i kurdisur nga pushteti i kaluar VMRO-BDI.