Grupet e punës të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së do t’i konfirmojnë projektligjet për prokurorinë publike


Grupet e punës të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE prej nesër do të punojnë në projektligjin e ri për prokurorinë pubike me të cilin parashikohet integrimi i  Prokororisë  Speciale Publike, paralajmëruan pas takimit të sotëm kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickoski.

Në takim, ata diskutuan për sigurimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike presidenciale dhe për ligjet reformatore, duke përfshirë ligjet mbi shërbimet e inteligjencës.

Zaevi dhe Mickoski nuk diskutuan për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa u refuzua kërkesa e VMRO-DPMNE-së që me propozimin e tyre të zgjidhet prokurori publik i shtetit.

“Ne do të sigurojmë që zgjedhjet të janë të pastra si kristali, që është e rëndësishme si nga aspekti shtetëror edhe ai partiak” , tha Zaev, duke theksuar se ai beson se në fushatën parazgjedhore, gjatë fushatës zgjedhore dhe në procesin zgjedhor të gjithë aktorët politikë do të veprojnë në këtë drejtim  që të mos i jepet asnjë argument Bashkimit Evropian që do të ishte një dobësi në prag të marrjes së datës për negociata në qershor.

Është rënë dakord që gjatë zgjedhjeve të komunikojnë shtabet zgjedhore.

“Pozitat tona janë të qarta, kjo Prokurori Speciale Publike duhet të përfshihet në sistemin e prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë Veriore, ku duhet t’i jepet mundësia këtij kapaciteti të krijuar në vend të vazhdojë me në krye Katica Janevën dhe gjithë ekipin, jo vetëm me prokurorët, por edhe me përmbaruesit”, tha Zaev.

Pret që nëpërmjet diskutimeve të krijohen kushte për të mbështetur ligjin me konsensus.

Sipas Mickoskit, takimi ishte i dobishëm për zbutjen e rrethanave politike për një proces të besueshëm të zgjedhjeve dhe për një garë kredibile presidenciale dhe për axhendën e domosdoshme të reformave që vendi të marrë një datë për negociata me BE-në.

Mickoski vuri në dukje se ata parashtruan  vërejtje lidhur me sigurimin e zgjedhjeve të besueshme presidenciale dhe se ndër të tjera, theksuan vendet për të cilat ata kishin prova për parregullsi gjatë votimit të referendumit.

Shumë gjëra, theksoi Mickoski, do të varen nga Qeveria sepse ajo i organizon zgjedhjet.

“Gjithashtu diskutuam edhe për ligjin për prokurorinë  publike, të enjten e morëm draft tekstin, kështu që nuk kishim shumë kohë për t’iu kushtuar thelbit të vetë ligjit. Për ne, si parti politike është e rëndësishme që ky prokuror i posaçëm publik ka humbur besueshmërinë e plotë edhe personale edhe profesionale për të marrë mbështetjen tonë në të ardhmen. Parimisht integrimin e PSP-së si pjesë të Prokurorisë Publike mund ta hapim si temë dhe ta diskutojmë sepse është pjesë e  setit të ligjeve reformatore”, tha midis të tjerave Mickoski.