Grupet e punës nuk arritën marrëveshje për ligjin e Prokurorisë publike


Grupet e punës në lidhje me Ligjin e Prokurorisë publike sot mbajtën takim të shkurtër në të cilin nuk ishte arritur marrëveshje.

Siç potencuan ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe deputeti Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE, mes tyre kanë dallime thelbësore në qëndrimet dhe se do të lënë hapësirë në partitë sërish të shqyrtohen të gjitha pikat  me qëllim të harmonizimit të tyre.

Para takimit të grupeve të punës ministrja Deskoska theksoi se  nuk mund të jetë optimiste  duke e ditur se me kë negocion,  por që do të bëjnë gjithçka nga ana e tyre të ketë standarde në ligj dhe do të tregojnë  vullnet të mirë aty ku ka hapësirë.

Deskoska tha se kanë vullnet  të arrijnë deri atje ku do të përmbahen në suaza të standardeve evropiane dhe se jashtë asaj  nuk do të arrijnë.

“Kemi shumë dallime kyçe, procedura për mekanizma mbrojtës, emërim të prokurorit  në krye të prokurorisë së re, pastaj nëse në përgjithësi  do të ketë prokurori të re – ekziston dallim, dhe e treta është kalimi i çështjeve, udhëheqja e rasteve, do të thotë të bëhet  korrnizë juridike solide nëse tashmë e heqim Ligjin e PSP-së, duhet ato punë të rregullohen në mënyrë juridike me qëllim që të mos ketë kurrfarë dyshimi”, tha Deskoska.

Takimi i sotëm i grupeve të punës  për ligjin e prokurorisë publike është i pari  pas takimit të liderëve Zaev dhe Mickoski i cili u mbajt në fillim të këtij muaji  dhe nga i cili nuk doli kurrfarë vendimi.