Grup pune do të përgatisë amendamente të përbashkëta për ulje të shpenzimeve të rrugës


Ndryshimet në Ligjin për deputetë sot e kaluan filtrin e parë në komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive. Deputetët sollën konkluzion për formim të grupit të punës për përgatitje të amendamenteve për këtë Ligj dhe për Ligjin për paga të personave të zgjedhur dhe të emëruar, ndërsa lidhur me uljen e shpenzimeve rrugore.

Propozimi i grupit të deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit është që shpenzimet rrugore të ulen deri në 20 për qind nga çmimi i një litër derivat për çdo kilometër të kaluar.

Kryetari i Komisionit për sistem politik, deputeti nga LSDM-ja Aleksandar Kiracovski tha se në këtë grup pune do të duhet të marrin pjesë deputetë, anëtarë të këtij trupi kuvendor, nga të gjithë grupet e deputetëve duke e përfshirë edhe opozitaren VMRO-DPMNE dhe ata do të duhet t’i harmonizojnë qëndrimet lidhur me uljen e mjeteve për shpenzime rrugore të përzgjedhurve të popullit dhe personat e zgjedhur dhe të emëruar.

BDI-ja, sipas Rexhail Ismailit, do ta mbështesë nevojën për sjellje të ndryshimeve të ligjeve që parashikojnë ulje të shpenzimeve rrugore të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar, por tha edhe se mendojnë se nëse të dorëzojnë amendament, siç paralajmëroi kolegu i tij Xhevat Ademi dje, për pezullim të tërësishëm të shpenzimeve rrugore.

Deputetët, gjithashtu theksuan se kanë kolegë që në ditë në dy drejtimet udhëtojnë nga pesë orë, por, gjithashtu, thanë se propozimi çfarëdo që të jetë të pengojë keqpërdorim të shpenzimeve rrugore.

Ilija Nikollovski nga LSDM-ja tha se nga viti 2010 deri në vitin 2014 për shpenzime rrugore janë shpenzuar rreth pesë milionë euro, madje pyeti se në cilin vend shpenzimet rrugore janë më të mëdha se pagat.

Sipas tij, për t’u habitur është fakti që deputetët kanë marrë shpenzime rrugore pa urdhëresë rrugore.

Nikollovski gjithashtu theksoi se opinioni nuk e di se pagat e deputetëve janë bllokuar nga viti 2009, gjegjësisht 2010.

Përkujtoi se në Republikën e Maqedonisë ka 5.000 banesa shtetërore, më së shumti në Shkup dhe se pjesa më e madhe e tyre janë të zbrazura, ndërsa banesat në ndërtesën tek Stacioni hekurudhor janë mbajtur nga ish-funksionarë ose nuk dëshirojnë që t’i blenë.

Në seancë në lexim të mëtejshëm janë dhënë edhe ligjet për informatorët dhe për Avokatin e Popullit për të cilët nuk kishte diskutime nga deputetët.