Gruevskit i shqiptohet paraburgim 30 ditor për lëndën “TITANIK”


Ish kryeministrit Nikolla Gruevski , i cili është arratisur në Hungari, sot  iu shqiptua paraburgim i ri 30-të ditor edhe për lëndën “Titanik” të PSP-së.

Gjykatësi Osman Shabani, i cili është kryetar i Këshillit Gjyqësor, në seancën e  sotme në Gjykatën Penale, në lidhje me propozimin për shqiptimin e masës së paraburgimit për Gruevskin, tha se Këshilli ka sjell vendim që të akuzuarit t’i shqiptohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, llogaritur nga dita e gjetjes së tij.

Masa e paraburgimit ishte kërkuar në seancën e kaluar nga ana e prokurores së PTHP-së Lile Stefanovska. Paraprakisht, Gjykata vendosi që Guevski të gjykohet në mungesë.

Seanca e sotme për “Titanik” vazhdoi me leximin e SMS porosive. Pjesa më e madhe e SMS porosive të cilat prezantohen në gjykatë janë ndërmjet të akuzuarve Mile Janakieskit dhe Gordana Jankulovskës dhe kanë të bëjnë me organizimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet në vitin 2011.

Nga SMS komunikimi shihet se si është kurdisur përpunimi i pasaportave dhe rekrutimi i votuesve dhe kandidatëve përmes përfaqësive diplomatike, por edhe aktivitete për organizimin e votuesve në institucionet.

Seanca filloi me vonesë prej rreth gjysmë ore derisa u sjell nga paraburgimi i akuzuarit Mile Janakieski.

Në gjykatë është i pranueshëm edhe këshilltari teknik me propozim të mbrojtjes.