Gruevski u shfaq në Gjykatë, përmes video-lidhjes


Nikolla Gruevski sot është parë dhe dëgjuar në seancën e rastit “Tortura” të PSP-së, por jo drejtpërdrejt, ai u shfaq në videon që u emitua si dëshmi, shkruan Fokus.mk, transmeton Portalb.mk.

Më saktë, PSP si dëshmi ka dorëzuar video nga lajmet e RTVM që janë emituar më 6 qershor 2011, ku lajmi i parë ka qenë arrestimi i Lube Boshkovskit, ndërsa i dyti fitorja e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e atëhershme parlamentare. Një nga ljamet ka qenë edhe për lëshimin në përdorim të pishinës në Shkup, ngjarje, në të cilën kuptohet, ka marrë pjesë edhe kryeministri i atëhershëm Gruevski.

Gruevski u shfaq edhe në lajmet e emetuara ditën e ardhshme, sepse ka marrë pjesë në vendosjen e gurëthemelit të kompleksit “Makedonsko Sello”, në Nerez.

Deri sa emitoheshin lajmet, i akuzuari Sasho Mijallkov e shihte dhe dëgjonte se çfarë ka folur kushëriri i tij Gruevski.

Gruevski, tashmë një muaj është në arrati në Hungari.

Seanca e sotme për rastin “Tortura” vazhdon me dëshmitë e video-incizimit të propozuar nga PSP, ku shihet arrestimi i Boshkovskit.