Gruevski u largua nga Maqedonia sepse duhej që ta likuidonin në burg, por nuk tha argumenta për këtë konfirmim


Ish-kryeministri dhe azilanti në Hungari, Nikolla Gruevski në intervistën për TV Sitel tha se ai ka qenë i gatshëm që të shkojë në burg, por se në momentin e fundit e ndryshoi vendimin sepse ka pasur informacione të cilat tregonin se  ishte panifikuar likudimi i tij në burg.

“Fillimisht kisha për qëllim që nëse pushteti shkon deri në fund dhe dukej se do të shkonte deri në fund, kisha për qëllim që të hyj në burg edhe se isha përndjekur padrejtësisht poilitikish, edhe pse janë totalisht të çmendura dënimet  të cilat nuk kanë asnj bazë juridike, por në ditët e fundit mora informacione të caktuara të cilat tregojnë me siguri planifikimin për likudimin tim në burg”, tha Gruevski  në intervistën e parë për mediat e Maqedonisë pas arratisjes nga Maqedonia në nëntor të vitit të kaluar.

Informacionet për likudimin e tij, siç citon, i mori “nga persona mirë të informuar nga brenda, por nuk mund të tregojë publikisht se kush qëndron pas likudimit për arsye  që momentalisht nuk mund t’i tregojë.

“Që të akuzoni dikë duhet që të keni argumenta të forta,  kështu që e ndryshova vendimin dhe vendosa që të largohem nga Maqedonia dhe të kërkoj azil për shkak të përndjekjes politike”, tha Gruevski.

Gruevski tha se në ditët e para ka jetuar nëpër hotele, por jo ashtu siç thuhej nëpër mediat e Maqedonisë, ndërsa tani e ndihmojnë miqtë e tij në Hungari.