Gruevski: “Titaniku” më interesant se bisedat për emrin


Kjo kërkesë erdhi pasi kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, deklaroi në një intervistë se në të ashtuquajturat “Bomba të opozitës” ka biseda të përgjuara edhe për disa gjykatës. Mbrojtja kërkon të vërtetohet nëse janë përgjuar edhe gjykatësit, Osman Shabani dhe Oganen Stavrev.
Ndërkohë që avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Gruevski ankohet se gjykimi nuk është xhiruar i plotë pasi nuk janë xhiruar të gjithë të akuzuarit. I akuzuari i parë i këtij rasti, Gruevski, thotë ndërkohë se ai është kthyer madje në lajm më atraktiv se vetë bisedimet për emrin.
 “Sot në media lajm i parë është “Titaniku”, pas saj është lajmi për bisedimet për emrin. Derisa sot vazhdonte seanca gjyqësore, në Ohër mbaheshin bisedimet për emrin, ndërsa në seancën gjyqësore paraprake për rastin “Titanik” në të njëjtën kohë mbaheshin bisedimet për emrin në Vjenë. Pra, ju vendosni cili është qëllimi”,- ka deklaruar Gruevski.
Për ndryshimin ose jo të gjykatësve të lëndës “Titanik” dhe të kryetarit dhe zëvendësit të Gjykatës Penale, Apeli duhet të vendosë deri më 26 prill./rtm