Gruevski tenton të shpëtojë nga burgu disa ditë


Edhe pse akti vendimtar i denimit të ish-kryeministrit Gruevski ishte i parashikuar që me 8 nëntor të përfundojë prapa grilave dhe të vuaj denimin me dy vjet burg, ai megjithatë duket so do të shpëtojë për disa ditë.

Në Gjykatën Penale kanë arritur ankimimet e secilit avokat veç e veç të ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe po ashtu pritet të arrijë edhe ankesa e vetë Nikolla Gruevskit, pas të cilave do të fillojë procedura që të shqyrtohen ankesat nga Këshilli Penal ku do të vendoset nëse do ti shtyhet burgimi për tre ditë apo vendimi për ta dërguar në burgim do të mirret sot./Gazeta e Pavarur