Gruevski: Nuk doja incident në Kuvend, Xhaferi të kërkojë falje


Në lidhje me incidentin në Kuvendin e Maqedonisë, për pengimin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve Gruevski thotë se nuk ka dashur incident, ndërsa kërkon nga Talat Xhaferi që të kërkojë falje ndaj opinionit publik.

 

Ai ka sqaruar se ka dashur që qartë dhe zëshëm të shpreh mospajtimin me mënyrën e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

 

Gruevski ka sqaruar se vëtëm e ka tërhequr për dorë Xhaferin dhe nuk ka bërë diçka tejtër, duke shtuar se Xhaferi duhet t’i kërkoj falje edhe publikut shqiptar, pasi që Ligji është miratuar në formë kontrabandimi.

 

Sipas tij, janë shkelur procedurat dhe Ligji është jokushtetues./Zhurnal