Gruevski ngatërron rastet gjyqësore, paraqitet në rastin “Monstra” në vend se në rastin “Tenk”


Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili është i akuzuar në më shumë raste të Prokurorisë Publike Speciale, duket se ka ngatërruar orarin e tij të paraqitjes në gjykatë.

Ai sot erdhi në gjykatën themelore S.hkupi 1, Shkup në ora 10, kur është caktuar seanca e parë e rastit të rifilluar “Monstra”, ndërsa polici pastaj i ka thënë: Keni ardhur para kohe, rasti juaj fillon nga ora 11 e 30 minuta, jeni një orë e gjysëm herët.

Ai pastaj u kthye për të ardhur përsëri në ora 11 e 30, transmeton InfoShqip.

Gruevski gjithmonë është njohur për vonesat e tij karakteristike në ngjarje, por edhe ne gjykatë, por kësaj here si duket ka vendosur të thyej rregullën dhe të paraqitet 1 orë e gjysëm para kohe. Në seancën e fundit të rastit “Shuplaka në komunën Qendër” ai mori edhe vërjetje dhe gjykatësja e rastit, e cila i kërkoi që të mos vonohet përsëri.

Ndryshe, Gruevski në rastin “Tenk” akuzohet për urdhërimin e blerjes e Mercedesit të MPB-së prej 600 mijë eurove, që u ble nga ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, e cila është edhe njëra nga të akuzuarit.