Gruevski mund të marrë rrogë nga Kuvendi edhe për një vit


Nikolla Gruevski , të cilit sot iu konstatua  dorëheqja në Parlament i cili pas  proceseve gjyqësore  mori azil politik në Hungari, sipas Ligjit  të deputetëve ka të drejtë që të marrë rogë  edhe pas heqjes së mandatit  për një vit. Këtë të drejtë e ka edhe Pavle Bogoevski, i cili sot dha dorëheqje, ndërsa Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e tij.

Tani për tani nuk ka informacion nëse Gruevski i cili është në Budapest,  do të parashtrojë kërkesë për pagë, ndërsa Bogoevski, siç  tha në pres konferencë në Kuvend, ende po mendon rreth kësaj çështje.

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit informojnë se deri tani Gruevski nuk ka parashtruar  kërkesë për apanazh.

Edhe Gruevski edhe Bogoevski ishin deputetë më shumë se dy vjet respektivisht  në Parlament deri në fund të vitit 2016 dhe sipas ligjit për deputetë mund të realizojnë të drejtën e pagës për një vit. Shuma të cilën ata mund të marrin si pagë është 63.000 denarë, respektivisht aq sa erdhe është paga e tyre e deritanishme.

Sipas Rregullores të punës së Kuvendit deputetët të cilave i ka mbaruar mandati i deputetit dhe kanë parashtruar dorëheqje, kërkesën për pagë respektivisht apanazh  duhet që të parashtrojnë  tek Komisioni i çështjeve të zgjedhjeve dhe emërimeve. Kërkesën personale duhet që ta parashtrojnë brenda 30 ditëve nga dita e përfundimit të funksionit.