Gruevski: Mickoski e din nëse do kthehen deputetët e VMRO-së në Kuvend


Ish kryeministri Nikolla Gruevski në pyetjen e gazetarëve nëse deputetët do të marrin pjesë në punën e Kuvendit është përgjigjur që të drejtohen tek lideri i ri.

“Partia ka kryetar të ri dhe udhëheqësi të re dhe për ato pyetje drejtohuni tek ai”, tha Gruevski para gjyqit, transmeton Medial.mk.

Deputetët e DPMNE-së nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit, pasi ishin arrestuar kolegët e tyre që morën pjesë në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.