Gruevski me mesazhe për kandidatët për të parin e partisë


Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nëpërmjet rrjeteve sociale ka dërguar mesazhe deri tek kandidatët për kryetar të ardhshëm të partisë, bashkëpuntorët e tyre dhe delegatët e Kongresit në të cilën do të zgjidhet lideri partiak i ardhshëm, transmeton Zhurnal.

“Kaluan tre ditë nga vendimi për mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së, dhe ndjejë obligim që të dërgoj disa mesazhe deri tek kandidatët dhe kandidatët potencial për kryetar të partisë, deri tek bashkëpuntorët në kampanjën e brendshme partiake, deri tek delegatët të kongresit dhe deri tek degët partiake dhe anëtarësia:

1. Të kalojnë në atmosferë ferë, demokratike.

2. Nëse ndonjë kandidat potencial kërkon nga kryetari i komitetin komunal mlbedhje, ajo duhet të thiret.

3. Kandidatët të gjithë duhet të kenë shanse të njejta.

4. Ata të cilët janë në funksione kyçe nuk duhet që ta keqpërdorin pozitën në parti.

5. Për grumbullimin e nënshkrimeve të mos përdorin asnjë formë të presionit, dhe kërcënimeve.

6. Askujt në mënyrë eksplicite mbështetja ime nuk i është dhënë.

7. Të ruhet imazhi i partisë në këtë garë që zgjatë dhjetë ditë.

8. Kandidatët nuk duhet të harrojnë se janë kandidatë të kësaj partie, që është nderë, dhe përgjegjësi”.