Gruevski: KQ mund të vendos për propozimet eventuale për ndryshimin e vendimit të kongresit


Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në profilin e tij në Fejsbuk në lidhje me ngjarjet e fundit në parti dhe letrën e hapur nga grupi i anëtarëve të VMRO-DPMNE-së me të cilën kërkohet shtyrja e kongresit dhe rritja e numrit të delegatëve, thekson se vetëm në seancën e Komitetit qendror mund të vendoset për çfarëdo vërejtje dhe propozime eventuale për ndryshimin e vendimit tani më të sjellë.

“Për gjithçka në lidhje me çfarëdo vërejtje dhe për propozime eventuale për ndryshime të vendimit veç më të votuar mund të vendoset vetëm në KQ të VMRO-DPMNE-së, i cili do të ketë seancë para mbajtjes së kongresit. Në seancën e njëjtë të KQ-së secili do të mund të japë argumente dhe propozime të tij pikërisht para trupit partiak i cili i sjell vendimet më të rëndësishme të këtij lloji”, thotë Gruevski.

Shton se vendimi për mbajtjen e kongresit sillet me të paktën dy të tretat e numrit të anëtarëve të KQ-së dhe se ndryshimi eventual i vendimit mund të sillet vetëm me shumicë prej dy të tretave.

Përmend se vendimet për mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm dhe për numrin e delegatëve janë sjellë njëzëri dhe se asnjë anëtar i Komitetit qendror nuk ka dhënë asnjë vërejtje dhe nuk ka propozuar kryesi kolektive.

Për kërkesën që të emërohet kryesia kolektive deri në mbajtjen e kongresit në muajin shkurt, Gruevski theksoi se për atë janë të nevojshme disa kushte dhe hapa midis të cilave edhe ndryshim i Statutit të partisë me të cilin do të mundësohet udhëheqësia kolektive dhe sjellja e kongresit të veçantë në të cilin do të emërohet kryesia kolektive.

Në postimin përmes Fejsbukut, Gruevski edhe njëherë thekson se mbetet neutral në procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe u bën thirrje të gjithë kandidatëve të interesuar t’i grumbullojnë nënshkrimet e nevojshme dhe të kandidohen në afatin e paraparë.

“Ende bëj thirrje dhe apeloj për të pasur kujdes me deklaratat publike të cilat drejtohen ndaj organeve të partisë dhe njëkohësisht kjo bëhet përmes mediave ose rrjeteve sociale me qëllim që t’i shkaktohet dëm politik partisë”, thotë Gruesvki.