Gruevski ka kërkuar nga Gjykata Supreme shtyrje të datës për mbajtjen e dënimit me burg


Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, gjegjësisht avokatët e tij, në takim në Gjykatën Supreme kanë dorëzuar kërkesë për rishqyrtimin e procedurës për rastin “Tank” dhe njëkohësisht kanë dorëzuar kërkesë për shtyrjen e mbajtjes së dënimit me burg, shkruan Fokus.mk, transmeton Portalb.mk.

Gruevski sot e mori edhe aktin e referimit sipas të cili ai me 8 nëntor duhet vetë të paraqitet në burgun hetues të Shkupit.

Megjithatë, është e mundur që ai mos të shkojë pas grilave, gjegjësisht nëse Gjykata Supreme vendos ta shtyjë mbajtjen e dënimit me burg, deri sa të sjellin vendim pas rishqyrtimit të procedurës.

Gjykata Supreme në mënyrë të tillë e ka shpëtuar ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, sepse i ka lejuar shtyrje të dënimit deri sa të deklarohen pas kërkesës së dorëzuar për rishqyrtim të procedurës. Gjykatësit suprem vendosën pas dy viteve, kur vendosën ta shfuqizojnë aktvendimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe rastin ta kthejnë prej fillimit. Për këtë shkak, edhe pas një dekade, edhe sot e kësaj dite ai vazhdon të gjykohet në Gjykatën Penale.

Nëse deri me 8 nëntor Gjykata Supreme nuk deklarohet, atëherë ish-kryeministri i Maqedonisë duhet të hyjë në burg.

Gruevski gjithashtu ka afat prej tre ditësh të dorëzojë lutje për shtyrje të mbajtjes së dënimit në Gjykatën Penale.

Për faljen vendos gjykatësi për kryerjen e sanksioneve, i cili gjithashtu ka afat prej tre ditësh të merr vendim. Nëse gjykatësi nuk lejon shtyrje, i dënuari ka të drejtë të ankohet në Këshillim Penal të Gjykatës.

Mundësitë e Gruevskit që të fitojë shtyrje nga Gjykata Penale janë minimale, sepse sipas ligjit për kryerjen e sanksioneve janë parashikuar kritere të rrepta sipas të cilave një i dënuar mund të kërkojë shtyrje të dënimit.

Dhe kështu, një nga kushtet që mund të shpëtojë nga burgu përkohësisht mund të bëhet nëse është në pushim mjekësor nga ndonjë sëmundje shumë të rëndë dhe sipas kësaj duhet të dorëzojë edhe vërtetim mjekësor çdo të 30-tën ditë për gjendjen shëndetësore.

Shtyrje prej më së shumti tre muaj mund të marrë edhe nëse ndodh sëmundje e rëndë në familjen e të ngushtë.

Nëse Gruevski do të ishte bujk, e jo deputet, atëherë pa problem do të rinte edhe ndonjë muaj në liri, sepse është e lejuar shtyrje për shkak të kryerjes së punëve sezonale.

Në drejtim të shtyrjes, ish-kryeministri ndoshta ka shpejtuar me mbrojtjen e temës së doktoraturës sepse do të kishte mundësi ta shtyjë dënimin për shkak përfundimit të temës.

Shtyrje mund të kërkohet edhe në rast kur së bashku me të dënuarin, në burg duhet të shkojë edhe bashkëshortja e tij ose anëtarë tjerë të familjes, dhe nuk ka kush t’i ruajë pleqtë, të sëmurit ose fëmijët e anëtarëve tjerë të familjes.