Gruevski duke u shetitur në Budapest


Portali hungarez 444.hu ka publikuar një video ku shihet ish kryeministri NIkolla Gruevski se si shëtitët në qendrën tregtare WestEndCity, që gjendet në qendër të Budapestit në rrugën e njohur Vaci, transmeton koha.mk

Portali shkruan se ish kryeministri i dënuar për korrupsion “shëtitë qetë të shtunën mbrëma, kur qendra tregtare po zbrazej dhe shitoret po mbylleshin”.

Gruevski ka ikur në Budapest në nëntor të vitit të kaluar, për të mos mbajtur dënimin me burg prej dy viteve aq sa ishte i dënuar për rastin Tenk”.