Gruevski dhe Janakieski sot në dy gjykime


Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seancat për lëndët “Trajektorja dhe “Dhunë në Qendër”.

Për rastin “Trajektorja” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.

Në seancën e parë gjyqësore që u mbajt më datën 6-të të këtij muaji avokatët e të akuzuarve kërkuan xhirime me zë dhe me figurë të seancës.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime, me të cilat në procedurën për përzgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror me të paktën 155 milionë euro dhe për vlerën e njëjtë kompanisë që ka kryer punimet i kanë mundësuar që të bëhet me pronë pronësore.

Në lëndën “Dhunë në Qendër” akuzohen 14 persona për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Në seancat paraprake, siç publikoi MIA, faj për ngjarjet para Komunës Qendrës në qershor të vitit 2013, ka pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.

Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12 persona të tjerë, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE, Daniella Rangellova