Gruevski: Akuzohemi për diçka që ka bërë edhe LSDM-ja


Pas anulimit të seancës së sotme për rastin e PSP-së “Trajektorja”, pasi të akuzuarit deshën që gjykimi të incizohet, ish kryeministri Nikolla Gruevski tha se akuzohen për diçka që në të kaluarën por edhe tani e ka bërë qeveria e LSDM-së.

“Kemi rast kur Qeveria e LSDM-së gjatë ndërtimit të hidrocentralit ka marrë kredi nga Kina dhe e ka ndërtuar. Tani e bëjnë të njëjtën. Ne akuzohemi për diçka që kanë bërë edhe ata. Gjithçka kemi bërë konform ligjeve dhe Kuvendi kishte mbikëqyrje në të, ndërsa për autostradën ka votuar edhe LSDM”, ka thënë Gruevski, transmeton Medial.mk.