Grubi, thirrje deputetëve të Kosovës: Votojeni demarkacionin


Deputeti i BDI-së, Artan Grubi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë demarkacionin. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se rruga e duhur sot është vota pro!

Ja postimi i tij në Facebook:

“Përkundër mundësisë që të keqkuptohem, ndjej nevojë që të ftoj kolegët e mi deputet në Kuvendin e Kosovës që ta ratifikojnë marrëveshjen bilaterale me Malin e Zi për vijëzimin e vijës kufitare midis dy vendeve. Në tre dekadat e fundit jemi radhitur në anën e duhur të historisë dhe kjo na ka mundësuar një Shqipëri në NATO dhe në prag të BE-së, Kosovë shtet të pavarur dhe një Maqedoni ku shqiptarët janë element shtet formues me gjuhë, flamur, administratë, komuna e universitete. Rruga e duhur sot është vota pro!”