Grubi pret ndihmën e SHBA-së për zgjidhjen e kontestit me Greqinë


Kryetari i Komisionit për çështje evropiane dhe deputet i Kuvendit të Maqedonisë Artan Grubi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington realizoi takim pune me këshilltaren speciale të zëvendëspresidentit të SHBA-së Majk Pens, Moli Montgomeri me të cilën biseduan për situatën politike në Maqedoni dhe sfidat në lidhje me reformat dhe integrimin euroatlantik të vendit.

Grubi, siç njoftoi Komisioni për çështje evropiane shprehu falënderim për partneritetin strategjik dhe mbështetjen e SHBA-së për Republikën e Maqedonisë në të gjitha vitet dhe theksoi bindjen se ajo mbështetje nuk do të mungojë as në këtë kohë vendimmarrëse.

Montgomeri theksoi se SHBA-ja i mbështet synimet euroatlantike të Maqedonisë, dialogun dhe agjendën reformuese që duhet të mundësojë sundimin e së drejtës, sundimin demokratik dhe institucionet kredibile.

Ajo e theksoi optimizmin e Shtëpisë së Bardhë rreth lajmeve pozitive të cilat vijnë nga Maqedonia dhe e theksoi momentin e mundësisë së madhe për realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.

Grubi përsëriti se koalicioni i zgjidh detyrat e veta vendore që t’u ndihmojë miqve tanë të kenë argumente të fuqishme për rastin tonë.

“Reformat, përmbushja e të gjitha pritjeve nga Brukseli, Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe fqinjësia e mirë janë në rrugë të shkëlqyer që të realizohen tërësisht. Por, sërish, na mbetet ende kontesti me fqinjin tonë jugor për të cilin presim ndihmë të drejtpërdrejtë nga SHBA-ja në drejtim të gjetjes së zgjidhjes konsekuente”, theksoi Grubi.

Ky vit, tha Grubi është vendimmarrës, kyç dhe historik sepse jemi më afër zgjidhjes përfundimtare, kurse viti i ardhshëm është vit zgjedhor në Maqedoni dhe Greqi, por edhe në Bashkimin Evropian, me ç’rast do të kemi parlament dhe komision të ri evropian.

Grubi i dërgoi ftesë zëvendëspresidentit të SHBA-së Majk Pence që ta vizitojë Maqedonisë sa më shpejt që është e mundur.