Grubi: Pres të votojnë 120 deputetë për ndryshimet kushtetuese


Deputeti i BDI-së, Artan Grubi i bindur për miratimin e ndryshimeve kushtetuese pret që në Kuvend ndryshimet ti votojnë jo 80, por 120 deputetë.


“Unë nuk njoh asnjë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 120 gjithsej sa janë që është kundër NATO-s dhe kundër BE-së. Andaj nuk pres që cilido prej tyre të del dhe të kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Ne po punojmë me gjithë kolegët tanë, jemi në bisedime me të gjitha partitë parlamentare dhe jemi të bindur që orientimin e tyre euro atlantik do të kenë mundësi që ta shfaqin gjatë ndryshimeve kushtetuese dhe ta mbështesin përmbylljen e problemeve me fqinjët”, tha deputeti i BDI-së Artan Grubi.