Grubi prap bllokon ndryshimin e ligjit për gjuhën shqipe nga VMRO dhe Besa


Edhe në ditën e fundit të debatit për ligjin për gjuhën shqipe, Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti i BDI-së Artan Grubi, ka vijuar me strategjinë e ndalimit të ndryshimit të ligjit për gjuhën shqipe që e kanë inicuar VMRO dhe Besa nëpërmjet të amandamenteve.
 
Sot ka vijuar me punë vazhdimi i dytë i seancës së gjashtë të komisionit për ta përfunduar leximin e dytë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve duke shqyrtuar 90 amandamentet e propozuara nga VMRO, Besa dhe LSDM dhe i rradhës për teplika të pafund është deputeti i BDI Rexhail Ismaili. Pas tij, edhe 4 deputet të tjerë të BDI, janë paraqitur për replikë e ato janë Ejup Alimi, Xhevat Ademi, Mirsada Emini, Agim Shaqiri.
 
Debati në këtë komision zgjat tre ditë pune, ndërsa dje përfundoi dita e dytë dhe mbetet vetëm edhe ditë e sotme për ta përfunduar shqyrtimin e amandamenteve. 
 
Deutetet e Besës që kanë propozuar dy amandamente nuk janë në sallë për ti mbrojtur ato e as për ta spjeguar nevojën e miratimit. Por, Deputeti Grubi me sa duket ka vendosur që mos të lejojë asnjë ndryshim të ligjit për gjuhën shqipe duke bllokuar amandamentet e VMRO DPMNE-së dhe partisë Besa.
 
Sipas Grubit, nëse lejohet ndryshimi i ligjit në Komision, atëherë komplikohet tejmase miratimi i ligjit për gjuhën shqipe dhe stërzgjaten të gjitha afatet.
 
Leximi i parë i Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve përfundoi në mes të nëntorit nëpërmjet të miratimit të nevojës për miratimin e këtij ligji në Seancën nr. 15 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.