Grubi: Përgjegjësia i takon Bogoevskit


Sekretari organizues i BDI-së, Artan Grubi sot në konferencë për shtyp në Kuvend, përgjegjësinë për mosvotim të vendimin për heqjen e imunitetit të deputetit për Trajko Veljanoskin e locoi tek kryetari i Komisionit kuvendor për çështje të rregullores dhe mandatit – imunitetit, Pavle Bogoevski.

“BDI e mbështetë plotësisht sundimin e së drejtës pa ndikime partiake, politike, etnike apo çfarëdo ndikime të tjera. Në mbledhjen e mbrëmshme në kohën e caktuar të gjthë deputetët e BDI-së ishin të pranishëm në mbledhje, nga kryetari Ahmeti deri te deputeti i sëmurë Agim Shaqiri në mënyrë që të votojmë për marrjen e imunitetit. Për fat të keq, në mbledhje deputetët nuk mundën të përmbahen nga ofendimet ndaj kryetarit të Kuvendit në momentin e votimit. Asgjë nga ajo që ndodhi, nuk do të ndodhte, nëse kryetari i Komisionit për çështje të rregullores dhe mandatit-imunitetit e vendoste vendimin në votim në orën 23, siç ishim dakorduar paraprakisht, nëse ai nuk do të merrej vesh me VMRO-DPMNE-në, duke e përjashtuar BDI-në dhe ta vendoste në marrëveshje të përbashkët me ta vendimin për votim në orën 21:00, pa na informuar dhe pa na pritur”, theksoi Grubi.

Shtoi se asgjë nga ajo që ndodhi mbrëmë, nuk do të ndodhte, nëse disa nga deputetët nuk do të ngriteshin dhe me fjalë ofenduese, sharje dhe gjuajtje të stilolapsave ndaj spikerit Xhaferi nuk do ta pengonin aktin e votimit disa minuta para mesnatës.

Ai tha se pas sjelljes së vendimeve të mëdha si ndryshimi i emrit dhe rrumbullakësimi i Marrëveshjes së Prespës, koalicioni në pushtet do të vazhdojë, koalicioni në pushtet do të vazhdojë të funksionojë dhe se së bashku do t’i bëjnë reformat në mënyrë që të fitohet datë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në.

“Jam i bindur se ky moment do të tejkalohet dhe se së bashku do t’i votojmë ligjet që kanë nevojë për shumicë prej dy të tretave”, tha Grubi.