Grubi: Opozita t’i mbështesë reformat dhe zgjidhjen e kontestit me emrin


Deputeti i BDI-së Artan Grubi i dha mbështetje Qeverisë dhe zgjedhjes së ministrave të rinj, por nga seanca e Kuvendit gjithashtu i bëri thirrje opozitës që ta japë mbështetjen e saj dhe të inkuadrohet në reformat dhe në zgjidhjen e kontestit me emrin.

Pas zgjedhjes, sipas Grubit, kjo Qeveri është qasur me guxim dhe ka arritur ta kthejë besimin e qytetarëve tek institucionet, që është përfitimi i saj më i madh.

“Kjo Qeveri e përfundoi krizën politike në Maqedoni. Lajmi në Raportin e KE-së nuk ishte rekomandimi pozitiv, por përfundimi i krizës politike”, tha deputeti i BDI-së.

Për të sukses është edhe miratimi i Ligjit për gjuhët me ç’rast e ka rrumbullakësuar Marrëveshjen e Ohrit.

“Shpresoj se këtij suksesi do t’i bashkëngjitet edhe presidenti Gjorge Ivanov dhe do të vendosë nënshkrim në ligj”, tha Grubi.

Një pjesë e reformave janë arritur me opozitën, thotë ai, ndërsa pushteti dhe opozita duhej së bashku ta mbështesin edhe marrëveshjen me Bullgarinë, e cila tani është mbështetës më i madh i Maqedonisë, ndërsa ajo mund të jetë edhe Greqia.

Grubi bëri thirrje për koalicion të të gjithë partive duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-së në mbështetje të reformave dhe zgjidhje të çështjeve më të vështira.

“Ju ftoj të jeni pjesë e reformave dhe zgjidhjes së kontestit me emrin”, tha nga foltorja deputeti i BDI-së, i cili dëshiron ta shohë Maqedoninë tërësisht të integruar në NATO dhe BE duke shfaqur shpresë se kjo do të jetë fytyra e re e VMRO-DPMNE-së dhe se do të përfundojë ndarjet e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, të BDI-së dhe PDSH-së, të maqedonasve dhe shqiptarëve…

Si opozitë detyrë e jona, tha deputeti i opozitës Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE, është që të vërejmë dhe kritikojmë.

Nëse tanimë deputetët dhe anëtarët e Qeverisë lirshëm kritikohen, siç tha Grubi, pse atëherë, pyeti Ilioski, ministrat që sot dhanë dorëheqje nuk erdhën para deputetëve t’i elaborojnë.

Goran Manojllovski nga VMRO-DPMNE-ja, duke i replikuar Grubit, kërkoi që ai t’a dënojë gjuhën e urrejtjes të shprehur në ndeshjen në Tetovë, ndërsa gjithashtu shpreson se do të rishqyrtohet programi për kulturë, e cila është kritikuar shumë.

Grubi e dënoi gjuhën e urrejtjes, por gjithashtu shprehu kënaqësi që, megjithatë, ka debat konstruktiv në Parlament.

Debati i Kuvendit për zgjedhjen e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj në Qeveri do të vazhdojë pas pauzës.

Në seancë deputetët fillimisht i konstatuan dorëheqjet e ministrave, pastaj votuan publikimin e shpalljes për anëtarë të KSHZ-së, dhe e filluan debatin për zgjedhje të ministrave.

Kryeministri Zoran Zaev në ekspozenë e tij theksoi se Maqedonia është në rrugën e duhur, po lëvizë në drejtim të mirë dhe se në këtë do të binden të gjithë qytetarët duke ditur se pasojë aktivitete serioze reformuese dhe realizim të vendimeve të mëdha me rëndësi vendimtare për vendin.

Për ministre të Drejtësisë propozohet Renata Deskoska, ministër i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, i Kulturës Asaf Ademi dhe ministër pa resor Bardhyl Dauti. Ministrat duhet të votohet deri në mesnatë.

Për zëvendësministër të Punëve të Jashtme është propozuar Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Shëndetësisë Asim Musa, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale Gonul Bajraktar dhe i Transportit dhe Lidhjeve Sadik Beqiri.