Grubi në Lutjen e Mëngjesit me Presidentin e SHBA-së Trampin


Deputeti Grubi realizoi takime pune me kongresmenin Jim Benks dhe ish përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, analistin me ndikim dhe profesorin universitar, Daniel Server, si dhe mori pjesë në Lutjen e Mëngjesit me Presidentin e SHBA-së dhe liderët e 140 vendeve të botës.

Në takimin me kongresmenin, Grubi kërkoi mbështetje publike dhe inkurajim nga ana e Benksit dhe kolegëve të tij për tejkalimin e kontestit me Greqinë dhe integrimin tonë në NATO, me ç’rast përfaqësuesi u angazhua se do të përfshihet në iniciativën të cilën Grubi e nxiti me kolegët në Kongres dhe Senat.

Në takimin me z. Server, Grubi shkëmbeu mendime me bashkëbiseduesin për më tepër çështje, Ligjin për gjuhët, çështjen e emrit, NATO-n, rajonin, si dhe strategjinë e BE-së për Evropën Juglindore. Grubi e ftoi z. Sernjer ta vizitojë Maqedoninë në çka bashkëbiseduesi u përgjigj me pohim dhe u morën vesh parimisht vizita të jetë në muajin prill të këtij viti.

Gjithashtu sot, deputeti i BDI-së, Grubi, mori pjesë në Lutjen e Mëngjesit Nacional të 66-ën me radhë së bashku me Presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, dhe liderët, ministrat dhe deputetët e 140 vendeve.

Grubi vizitën e tij në SHBA e vazhdon në Nju Jork ku do të ketë drekë pune me ndërmjetësuesin e KB-së për kontestin me emrin, Metju Nimic, me ftesën e tij.