Grubi në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të vendeve anëtare dhe vendeve kandidate për BE


Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, prej 20 deri më 22 janar, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të vendeve anëtare dhe vendeve kandidate të Bashkimit Evropian – KOSAK, në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Vizita e Grubit në Sofje dhe pjesëmarrja e tij në këtë Konferencë është vizita e parë zyrtare e funksionarit të Republikës së Maqedonisë nga marrja e Kryesimit të Bullgarisë me Bashkimin Evropian.

Në Konferencën e KOSAK-ut do të bëhet fjalë për Programin dhe prioritetet e Kryesimit të Bullgarisë me Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2018, për çka fjalim do të ketë ministrja e Kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e BE-së, Liljana Pavllova.

Në kornizat e Konferencës është paraparë edhe sesioni në të cilin do të debatohet për ardhmërinë e Bashkimit Evropian nga aspekti i rolit global të BE-së.

Në Konferencë, Grubi do të mbajë fjalim para forumit të lartë të përfaqësuesve nga të gjitha parlamentet nacionale të Bashkimit Evropian, ku do të flasë për prioritetin e lartë të Kryesimit të Bullgarisë, të përkushtuar në perspektivën evropiane dhe lidhshmërinë e Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjatë Konferencës, Grubi do të realizojë takim me kolegët e vet nga parlamentet e vendeve që janë anëtare të BE-së, por do të takohet edhe me kolegët e rajonit