Grubi: Ja pse duhet të ratifikohet Marrëveshja për emrin me Greqinë

Deputeti i BDI-së Artan Grubi para deputetëve ka folur se pse duhet të ratifikohet marrëveshja me Greqinë, transmeton Medial.mk.

“Jeta të mëson se vendimet duhet t’i sjellësh në kohë të duhur, jo vonë, por në kohë të saktë. Sot është koha e vendimit më të vlefshëm për të ardhmen tonë të përbashkët. Vendimi i sotëm na mundëson neve të ardhme dhe gjeneratave më pas- na sjell datë për negociata me BE-në dhe ftesë për anëtarësim në NATO”, ka thënë Grubi.