Greqi, sot votohet për votëbesimin e Qeverisë


Në Kuvendin e Greqisë sot do të votohet për votëbesimin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Në Kuvendin e Greqisë me për votëbesim duhet të mblidhen 151 vota nga gjithsej 300. SIRIZA ka 145 deputetë, por mund të ketë mbështetje edhe për dy deputetë nga partitë tjera dhe 4 nga Grekët e Pavarur, grupi i të cilëve është 7 deputetë. Nga Grekët e Pavarur vetëm Kamenos dhe zëvendësja e tij, Marija Kolia-Caruça dhanë dorëheqje, që do të thotë se Cipras mund të ketë 5 nga 7 deputetët e Kamenosit.

Edhe nëse rrëzohet Qeveria në Kuvend, sipas Kushtetutës së Gerqisë, Cipras mund të ngelet në pushtet, por në atë rast sigurisht do të thirr zgjedhje të parakohshme parlamentare, shumë më herët se sa zgjedhjet e rregullta në tetor.

Pas votimit të votëbesimit, në Kuvend do të votohet edhe për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës që pritet të mbarojë për 5-6 ditë. Për këtë, SIRIZA sipas të gjitha gjasave do të ketë 153 vota, duke llogaritur mbështetje nga disa deputetë të opozitës.

Pasi që Greqia ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, NATO do të mundet ta aktivizojë protokollin për hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut si vend të 30-të. Pas nënshkrimit të këtij dokumenti do të fillojë procesi i ratifikimit të saj në 29 parlamentet e vendeve anëtare, në mesin e të cilave edhe në Greqi.

Cipras dje deklaroi se pret që votimi i sotëm të merr numrin e nevojshëm të votave për besimin e Qeverisë.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.