Greqi, fillojnë procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

Autoritetet greke sot pasdite pritet të shqyrtojnë propozim-ligjin për ratifikimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Kryetari i Kuvendit, Nikos Vucis, paraprakisht do të mbajë takim me nënkryetarët që të caktohet procedura parlamentare, gjegjësisht sa mbledhje do të mbajë komisioni dhe kur do të caktohet seanca plenare. Propozim-ligji gjatë fundjavës u dorëzua në Parlamentin e Greqisë, ndërkaq pritet që të votohet deri të premten. Pasi që Greqia ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, NATO do të mundet ta aktivizojë protokollin për hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut si vendi i 30-të. Pas nënshkrimit të këtij dokumenti do të fillojë procesi i ratifikimit të saj në 29 parlamentet e vendeve anëtare.